Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevksa në një intervistë për Kanal 5 theksoi se prioritet është që në Parlament të sillen ligje të cilat do të thonë standard më i lartë për jetë për qytetarët.
“Këtë e treguam përmes pagës minimale, me radhë do të vijë në procedurë kuvendore ligji për pensione sepse tani po negociohet me të gjitha ato palë të rrezikuara”, theksoi Llukarevska.
Lidhur me kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ajo theksoi se në këtë periudhë nuk është koha për zgjedhje, por për zgjidhjen e krizave dhe avancimin e standardit të jetës për qytetarët.
Llukarevksa theksoi se në parti për momentin punohet në vendosjen e udhëheqësisë lokale në organizatat komunale, se vetë ndryshimi i udhëheqësisë së partisë do të thotë energji të re, kreativitet dhe mundësi për fitore të reja të ardhshme, duke shtuar se vetëm një LSDM e fuqishme, e bashkuar, stabile do të thotë edhe LSDM fituese dhe në këtë do të punohet në periudhën në vijim.