Osmani: Edhe ne mund të jemi pjesë e sanksioneve ndaj Rusisë

Në emisionin “Programi 200”, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se edhe Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, shkruan Alsat.

Ai thekson se këtij konflikti është dashur t’i frikësohemi para dy viteve pasi skemi qenë pjesë e NATOS, gjithashtu thekson se në rast konflikti në Evropë do të kemi implikime në gazë dhe naftë si dhe rritje të çmimeve.

“Konflikti Rusi-Ukrainë do të ndikojë në implikimin e gazit dhe naftës si dhe në Evropë do të ketë rritje te çmimeve. Gjithashtu dua të shtojë se edhe ne si vend jemi pjesë e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe jemi 100% kalojmë në harmonizim me Bashkimin Evropian”, tha Osmani.