Ukraina u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen sa më parë nga Rusia

-

Në një njoftim nga ministria ukrainase thuhet se për shkak të “agresivitetit në rritje të Rusisë ndaj Ukrainës” mund të ketë kufizime në shërbimet konsullore në Rusi

Kiev

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës u ka bërë thirrje qytetarëve ukrainas në Rusi që të largohen sa më parë nga vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga ministria ukrainase thuhet se për shkak të “agresivitetit në rritje të Rusisë ndaj Ukrainës” mund të ketë kufizime në shërbimet konsullore në Rusi.

Më tej, qytetarëve të Ukrainës u rekomandohet që të shmangin vizitat në Rusi dhe ata që ndodhen atje të largohen sa më parë nga vendi.

– Njohja nga Rusia e të ashtuquajturave republika të separatistëve

Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret i cili jep mundësinë për njohjen nga Rusia të ashtuquajturave republikat popullore të Donetskut dhe Luhanskut të separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Këshilli i Federatës, dhoma e lartë e Parlamentit të Rusisë, miratoi kërkesën e presidentit Putin që ushtria ruse të kryejë misione jashtë territoreve të Rusisë.

Lajmet e fundit

MF: Plani i qëndrueshmërisë fiskale – Masa konkrete dhe rekomandime për racionalizimin e shpenzimeve joproduktive te shfrytëzuesit buxhetorë

Përmes masave dhe rekomandimeve konkrete të integruara në Planin e qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, do të...

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...
- Advertisement -

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...