“Ahmeti alarmoi që nga viti 2014, tha Ukraina s’është larg nga RMV”, tha Xhaferi për sulmin rus

-

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi ka dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës.

Duke komentuar situatën e sotme, tha se nuk është diçka e re dhe se për të njëjtën lideri i BDI-së, Ali Ahmeti kishte folur qysh në vitin 2014-të.

Atëherë Ahmeti kishte thënë se Ukraina nuk është larg nga Maqedonia e Veriut, dhe i njëjti qëndrim vlen edhe sot.

Kjo siç sqaron Xhaferi ka kuptim si në aspekt të luftës, por edhe të krizës ekonomike që do të pason.

“Sa i takon zhvillimeve në Ukrainë, ne, qëndrimin tonë si deputet dhe si subjekt politik e kemi bërë të qartë. E dini se si atëherë, në zgjedhjet në vitin 2014, kryetari i BDI-së tha se nuk është Ukraina larg nga këtu dhe kjo është aktuale edhe sot. Ajo nuk është larg nga këtu, sepse pasojat janë të afërta dhe të rëndësishme, si në aspekt të luftës, por edhe ekonomisë. Sigurisht se ato do të kenë ndikime të ndryshme dhe të mëdha si në botë, por edhe te ne”, tha Xhaferi, duke shtuar se akti i sotëm rus cenon sovranitetin e Ukrainës

Lajmet e fundit

Qentë endacakë lëvizin në Tetovë si ushtarë dhe shfaqin rrezik, qytetarët mallkojnë Bilall Kasamin

Qentë endacakë në qytetin e Tetovës po lëvizin si ushtarë duke mos i penguar aspak e duke mos u...

Canelo Alvarez mposht Jermell Charlo, ruan titujt e super kampionit

Saul “Canelo” Alvarez  mundi Jermell “Iron Man” Charlo me vendim unanim të gjyqtarëve të dielën pas mesnate në T-Mobile...

Kasami i bashkohet VMRO-së: Nuk i votojmë Ndryshimet kushtetuese

I pyetur për ndryshimet kushtetuese dhe pse Lëvizja Besa nuk ka marrë pjesë me kandidatin e saj në Grupin...

Ish-bashkëshorti që vrau gruan, vret edhe veten

il femminicidio di Castelfiorentino, nel riquadro la donna uccisa e il marito, maggiore indiziato dell'omicidioNjë 40-vjeçar shqiptar që...
- Advertisement -

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...