Kovaçevski: S’ka kërcënim të drejtpërdrejt për Maqedoninë! Ndjekim nga afër situatën në Ukrainë

-

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës, përcjell TV21.

“Dënoj aktin e agresionit të hapur ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Lufta është mënyra më e keqe për të zgjidhur mosmarrëveshjet, ndërsa agresioni kundër Ukrainës është një kërcënim për paqen evropiane dhe botërore”, ka shkruar Kovaçevski.

Tutje kryeministri thekson se Maqedonia e Veriut nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Qeveria po monitoron nga afër situatën në Ukrainë. Gjendja e sigurisë në vendin tonë është stabile dhe për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Maqedonisë së Veriut”, thekson Kovaçevski.

Lajmet e fundit

MF: Plani i qëndrueshmërisë fiskale – Masa konkrete dhe rekomandime për racionalizimin e shpenzimeve joproduktive te shfrytëzuesit buxhetorë

Përmes masave dhe rekomandimeve konkrete të integruara në Planin e qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, do të...

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...
- Advertisement -

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...