Qytetarët po ikin nga Kievi pas fillimit të sulmit nga ana e Rusisë (VIDEO)

Fotografitë nga Kievi tregojnë radhë të gjata makinash teksa banorët largohen nga qyteti, i cili ishte objektivi i raketave ruse mëngjesin e sotëm. Trafiku i rënduar është në drejtim të perëndimit, ndërsa shpërthimet janë dëgjuar në pjesën lindore të qytetit, drejt aeroportit “Borispil”, transmeton Portalb.mk.

Rusia nisi një operacion ushtarak në Ukrainë mëngjesin e sotëm, duke sulmuar nga veriu, lindja dhe jugu. Pamjet e publikuara nga shërbimi kufitar ukrainas treguan autokolona ushtarake ruse që hynin nga Bjellorusia dhe gadishulli i Krimesë. Trupat ruse kanë hyrë tashmë në rajonet veriore dhe lindore të Ukrainës.

Autoritetet ukrainase thonë se të paktën tetë persona janë vrarë në sulmet ruse deri më tani.