Çmimet e naftës u rritën mbi 100 dollarë për herë të parë që nga viti 2014 të enjten pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një “operacion ushtarak” në Ukrainë.
Brent u rrit në 100.04 dollarë për fuçi pas njoftimit, ndërsa shqetësimet u rritën për një konflikt të plotë në Evropën Lindore, transmeton rtv21.tv.
Të martën, më 22 shkurt, çmimi i një fuçie naftë në bursën Brent ishte 96.84 dollarë.
Rusia është furnizuese kyçe globale e energjisë. Evropa varet nga ky shtet për rreth një të katërtën e furnizimit me naftë dhe një të tretën e furnizimit me gaz.
Kjo erdhi pasi Putin bëri një deklaratë të papritur në televizion për të deklaruar qëllimet e tij.
“Kam marrë vendimin për një operacion ushtarak,” tha ai pak para orës 06:00 në Moskë. Ndërsa u zotua për hakmarrje ndaj kujtdo që ndërhynte.
Deklarata e tij erdhi pasi Kremlini tha se udhëheqësit rebelë në Ukrainën lindore i kishin kërkuar Moskës ndihmë ushtarake kundër Kievit./