Bekteshi fton odat ekonomike në takim për masën e ngrirjes së marzheve

Bekteshi fton odat ekonomike në takim për masën e ngrirjes së marzheve
 
“Qëndrimet dhe opinionet e komunitetit të biznesit janë prioriteti ynë.
Ministria e Ekonomisë është gjithmonë e hapur për bashkëpunim me të gjitha odat ekonomike, sidomos kur bëhet fjalë për masat që janë në interes të kompanive, por më e rëndësishmja për qytetarët.
Lidhur me vendimin e fundit të miratuar nga Qeveria me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, me kërkesë të odave ekonomike për ngrirjen e marzhit të produkteve ushqimore bazë, dëshiroj të ftoj kryetarët e tri odave më të mëdha, z. Branko. Azeski nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, z.Trajan Angelovski nga Asociacioni i Odave Ekonomike dhe z.Nebi Hoxha nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në takim në Ministrinë e Ekonomisë të dielën në ora 11:00” ka shkruar Bekteshi.