Besimi – Angellovska – Bezhovska: Denari dhe sistemi financiar do të mbeten stabil

Niveli adekuat i rezervave devizore mundëson hapësirë të mjaftueshme për sigurimin e likuiditetit të mjaftueshëm devizor në ekonominë vendore, ndërsa denari dhe sistemi financiar do të mbeten stabil. Ministria e Financave dhe Banka Popullore (BP) syhapur i ndjekin situatat, me çka me kohë shkëmbehen informacionet dhe do të reagohet në mënyrë adekuate për ngjarjet, secila në kuadër të kompetencave të mandatit të saj.

Kjo ishte theksuar në takimin e sotëm ndërmjet guvernatores Anita Angellovska – Bezhovska dhe ministrit të Financave, Fatmir Besimi, në të cilin u bisedua për ngjarjet aktuale ndërkombëtare, efektet ndaj ekonomisë globale, si dhe pritjet për ekonominë vendore nga konflikti ruso-ukrainas.

Autoritetet monetare dhe fiskale, siç sqarojnë nga BP, koordinohen dhe me kujdes i ndjekin ngjarjet ndërkombëtare dhe efektet e tyre potenciale ndaj ekonomisë vendore dhe janë të gatshme që t’i adaptojnë politikat.

Në takimin e sotëm, informojnë nga BP, ishte theksuar se bota po përballet me edhe një sfidë të re globale pas pandemisë. Fillimi i luftës ruso-ukrainase kishte efekt ndaj tregjeve globale dhe investitorëve. Çmimet e produkteve primare, ushqimi dhe karburantet u rritën, përderisa çmimet e aksioneve u ulën, që është sjellje e pritshme te investitorët në raste të tilla. Kjo do të ndikojë edhe në procesin e rikuperimit të zinxhirëve globalë, duke pasur parasysh rolin e Rusisë dhe të Ukrainës në to, si një nga prodhuesit më të mëdhenj të karburanteve dhe grurit.

“Ekspozimi direkt i ekonomisë sonë drejtë këtyre dy ekonomive është shumë i vogël. Ato nuk janë të pranishëm në sektorin financiar, ndërsa investimet e huaja direkte dhe remitancat të cilat vijnë nga atje, kanë pjesëmarrje nën 1 për qind në vlerat e përgjithshme. Por, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e Rusisë dhe Ukrainës në ofertën e tregjeve globale të lëndëve të para, janë të pritshme efektet indirekte përmes çmimeve të produkteve primare. Në mënyrë plotësuese, nëse këto situata reflektojnë në rritjen e ekonomisë evropiane, ka mundësi për ndikim edhe ndaj investimeve – vendore dhe të huaja, ndërsa me këtë edhe ndikim ndaj aktivitetit ekonomik”, porosisin nhg BP.

Në takim, shtojnë, ishte theksuar se hapësira për zbutjen e efekteve potenciale përmes politikave është adekuat, ndërsa stabilitetit i sistemit financiar është gjithashtu mbështetje e rezistencës së ekonomisë. Gjatë viteve të kaluara janë krijuar mekanizma adekuate mbrojtëse në sistemin financiar, që do të mundësojë funksionim të tij të pandërprerë dhe mbështetje të mëtutjeshme të aktivitetit ekonomik.