Çmimet e naftës po rriten derisa Rusia tashmë ka hyrë në kryeqytetin ukrainas

Çmimet e naftës u rritën të premten mes shqetësimeve të investitorëve për shtrëngimin e furnizimeve, pasi pushtimi rus i Ukrainës hyri në ditën e dytë.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit me më shumë se 2% në 101 dollarë për fuçi, derisa luftimet tashmë po zhvillohen edhe në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja, BE-ja dhe të tjerët kanë njoftuar sanksione kundër Rusisë.

Ndërsa sanksionet e shpallura përfshijnë ngrirjen e aseteve të bankave dhe ndërprerjen e ndërmarrjeve shtetërore, ato nuk e shkëputën Rusinë nga sistemi bankar ndërkombëtar Swift.

Indeksi Nikkei 225 i Tokios u mbyll gati 2% më i lartë të premten, Kospi i Koresë së Jugut u rrit 1.6%, ndërsa Shanghai Composite shtoi 0.6%.