Besimi: E ndjekim situatën dhe do të veprojmë me masa për mbrojtjen e ekonomisë dhe standardin e qytetarëve nëse është e nevojshme

-

Jemi të gatshëm të miratojmë masa dhe politika në interes të qytetarëve, në radhë të parë për mbrojtjen e kategorive më të ndjeshme të qytetarëve, si dhe për përkrahjen e ekonomisë, shkroi në kolumnën e tij lidhur me krizën ruso-ukrainase, ministri i Financave, Fatmir Besimi.

“Një analizë e thellë në kriza të tilla, ka rëndësi të madhe, duke marrë parasysh të gjithë parametrat, madje edhe ata që duken të vegjël dhe të parëndësishëm për momentin, për të arritur pritshmëritë më të sakta. Nuk duhet të përhapim pesimizëm apo optimizëm, por të jemi realist dhe të ndërmarrim aktivitete sipas situatës. Me një strategji të tillë vepruam edhe gjatë pandemisë kur miratuam 6 pako të masave antikrizë në përkrahje të qytetarëve dhe ekonomisë dhe për të cilat në të gjitha raportet e institucioneve ndërkombëtare morëm mirënjohje se kemi reaguar fuqishëm dhe në kohë”, shkuan ministri i Financave.

Në këtë kolumnë theksohet se në drejtim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve, tashmë janë ndërmarrë masat e duhura, përmes caktimit të limiteve për marzhin e disa prej prodhimeve bazë. Gjithashtu, shteti zvogëloi edhe TVSH-në e energjisë elektrike dhe në këtë mënyrë do të zvogëlohen kostot që qytetarët paguajnë për energjinë elektrike.

“Me vëmendje i ndjekim zhvillimet dhe krijojmë skenarë adekuat për rezultatet e mundshme. Rezervat e mallrave janë në nivelin e duhur, buxheti është likuid dhe kemi mjete për të reaguar nëse duhet. Kemi gjithashtu instrumente për t’i vënë në dispozicion për përshtatje në kushte të çregullimeve të mëdha të tregjeve”, theksoi ministri Besimi.

Sa i përket analizës së ekspozimit të vendit tonë ndaj ekonomisë ruse dhe ukrainase, ministri theksoi se ekspozimi direkt është relativisht i vogël. Importi dhe eksporti tek këto vende graviton rreth 1%. Gjithashtu, përfaqësimi i tyre në investimet e huaja direkte në vend, si dhe në fluksin e remitancave është nën 1%.

Megjithatë, në kolumnë theksohet se sfidat për ekonominë tonë do të vijnë përmes ekonomisë evropiane. Zhvillimi i ngjarjeve në Ukrainë mund të ketë efekt negativ në ekonominë evropiane dhe atë globale, përmes çregullimeve të mëtejshme të zinxhirëve globalë të furnizimit, përkatësisht efektit negativ në kërkesën e jashtme. Si ekonomi e vogël dhe e hapur dhe shumë e lidhur me atë evropiane, ne do t’i ndjenim çrregullimet e tilla. Gjithashtu, mund të ketë kujdes më të madh tek investitorët e huaj dhe vendas, gjë që do të ndikonte në nivelin e investimeve.

Lajmet e fundit

MF: Plani i qëndrueshmërisë fiskale – Masa konkrete dhe rekomandime për racionalizimin e shpenzimeve joproduktive te shfrytëzuesit buxhetorë

Përmes masave dhe rekomandimeve konkrete të integruara në Planin e qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, do të...

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...
- Advertisement -

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...