Delegacion diplomatik nga Sllovenia për vizitë në Maqedoni

Delegacioni i Komisionit për politikë të jashtme të Kuvendit shtetëror të Republikës së Sllovenisë sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni të Veriut.

Gjatë vizitës, është paralajmëruar takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe me kryetarin e Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, Antonio Milloshoski dhe me anëtarët e Gripit të deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin slloven.

Sipas agjendës së kumtuar në ueb-faqen e Kuvendit, në orën 11:10 janë paralajmëruar deklarata të kryetarit të Komisionit për politikë të jashtme, Antonio Milloshoski dhe kryetares së Komisionit për politikë të jashtme të Kuvendit shtetëror të Sllovenisë, Monika Gregorçiq.