Lajm i mirë për maturantët: Pas dy viteve pauzë, sivjet do të festohet nata e maturës

Projekti “Shkollat e Qytetit të Shkupit me dyer të hapura për universitetet dhe fakultetet për promovimin e programeve të tyre studimore” është mundësi e shkëlqyeshme që t’u ndihmohet maturantëve në përcaktimin e tyre profesional dhe përzgjedhjen e programeve studimore, tha sot në Utrinski Brifing Gordana Petkovska, nga Lidhja e Nxënësve të Shkollave të Mesme të Maqedonisë.

Ajo shpreson se bashkëpunimi mes universiteteve dhe shkollave të mesme do të jep fryte dhe të rinjtë të mund të përzgjedhin profesionin e tyre.

Maturantët sivjet maturën shtetërore do ta japin sipas modelit të vjetshëm. Do të testohen për dy lëndë eksterne dhe dy interne, si dhe do të përgatitin një detyrë projektuese e cila mbrohet në nivel intern.

Ajo që është e re sivjet është se pas dy viteve pauzë, do të lejohet festimi i natës së maturës. Gjithsesi, do të tentohet që të mos ketë festime edhe nëpër shkolla.