Lidhja Demokratike e Boshnjakëve shpreson që Ukrainës mos t’i ndodhë ajo që i ndodhi Bosnjës

Lidhja Demokratike e Boshnjakëve, zgjuar po i ndjekin ngjarjet në Ukrainë dhe e dënon agresionin luftarak të ushtrisë së Federatës Ruse, informon Zhurnal.

Populli boshnjak përkujton ngjarjet në vitet e 90 ta nga shekulli i kaluar, kur në mënyrë të ngjashme u krye agresion mbi Bosnje e Hercegovinën ku boshnjakët në mënyrë masive ishin viktimë e një gjenocidi dhe krimeve luftarake që i kryen ushtritë agresore të fqinjëve.

Falë Bashkimit Ndërkombëtar kjo luftë përfundoi dhe boshnjakët si popull u shpëtuan nga masakrimi i mëtejmë.

“LDB shpreson se gjendja e rrënuar e sigurisë nuk do të pasqyrohet mbi Bosnje e Hercegovinën prej brenda, me këtë përshëndetë dërgimin e forcave paqësore nga ana e BE-së dhe NATO-s si masë preventive që të mbrohet integriteti teritorial dhe sovraniteti i cili mund të rreziokhet nga lëvizja separatiste e serbve boshnjakë të cilët gjithnjë kanë patur mbështetje të heshtur nga Rusia.

Lidhja Demokratike e Boshnjakëve e mbështetë integritetin teritorial, pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës, me shpresë se me reagim të shpejtë të bashkimit ndërkombëtar dhe negociatave diplomatike do të parandalohen krimet luftarake dhe pasojat katastrofale.

SHBA dhe bota demokratike kanë obligim t’a ndihmojnë Ukrainën dhe nuk guxojnë të lejojnë okupimin e saj”, thonë nga LDB.