Vendi po ashtu regjistroi 9 viktima të tjera nga COVID-19, duke e çuar në 8.981 numrin e përgjithshëm të tyre.
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 517 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 1.022 pacientë të shëruar nga virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 296.229, prej të cilëve gjithsej 282.604 janë shëruar.
Vendi po ashtu regjistroi 9 viktima të tjera nga COVID-19, duke e çuar në 8.981 numrin e përgjithshëm të tyre.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.883.560 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.669 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 4.644.