Zëvendësministri Doko takon kreun e Edirne, Rexhep Gjurkan: Lidhjet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë të fuqishme

Zëvendësministri për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Xhabir Doko gjatë vizitës zyrtare në Turqi, ka takuar kreun e komunës së Edirne z. Rexhep Gjurkan me të cilin kanë diskutuar mbi bashkëpunimin mes dy vendeve.

Vizituam komunën e Edirne dhe takuam kryetarin e komunës, z. Rexhep Gjurkan me të cilin biseduam për aktivitete të përbashkëta të cilat mund të i realizojmë në një të ardhme të afërt. Me një miqësi të sinqertë me komunën Edirne, lidhjet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Trakisë po vazhdojnë të jenë akoma më të fuqishme. Falenderim deri tek kryetari i komunës z. Gjurkan për kujdesin dhe mikpritjen.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=10159964597637422&set=pcb.10159964598127422