Bekteshi: Mbi 70% e tregëtisë e bëjmë me BE

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot para mediave ka folur për profuktet ushqimore bazë ku ndër të tjera tha se kemi një nivel të kënaqshëm të rezervave të produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës në rezervat e mallrave dhe se nuk ka nevoj për panik.

Kriza në mes Rusisë dhe Ukrainës nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në ekonominë e shtetit, sepse ne jemi të lidhur drejtpërdrejt me mbi 70% të tregtisë me BE-në, mirëpo ne kemi marrë të gjitha masat e duhura në baza ditore për të shmangur goditjet e çmimeve, veçanërisht për produktet kryesore që janë më së shumti të rëndësishme për konsumatorët dhe qytetarët.

Ministri Ekonomisë ndër tjera theksoi se çmimi i bukës është 25 dhe 27 den ku dha mesazh se nuk ka nevoj për frigë dhe panik.