Nuk ka vend për panik, nuk do të ketë ndikim ndaj çmimeve, nuk do të ketë as tronditje të çmimeve. Vendi ka produkte të mjaftueshme të sasive të produkteve ushqyese dhe karburanteve të naftës në rezervat e mallrave. Momentalisht nuk ka nevoj të vendosen në funksion, duke pasur parasysh edhe prodhuesit e këtyre produkteve bazike kanë rezerva për periudhën mbi 35 ditë, duke mos përfshirë edhe ditët me të cilët mund të mbulojmë përmes rezervave shtetërore, deklaroi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Ai aplikoi se të gjithë tregtarët të respektojnë vendimin qeveritar për marzhat tregtare për atë se prej saj, siç theksoi , nuk ka askush humbje dhe më shumë do të marrin konsumatorët, në fakt qytetarët e shtetit.
Sipas Bekteshi, analizat tregojnë se konflikti ruso-ukrainas drejtpërdrejtë nuk do të ndikonte në ekonominë vendore, duke pasur parasysh shkëmbimin tregtar.
“Kriza në mënyrë të jo-drejtpërdrejt mund të ndikon, veçanërisht në pjesën e energjensave për atë se drejtpërdrejt jemi të lidhur me mbi 70 për qind nga shkëmbimi tregtar me BE-në, por kemi marr të gjitha masat adekuate në nivel ditor për të pasur tronditje të çmimeve, veçanërisht për produktet kyçe që janë më të rëndësishme për konsumatorët dhe qytetarët tanë”; theksoi Bekteshi.
Vendimi për përcaktimin e marzhave më të larta të çmimeve të shitjes së produkteve bazike në tregti me shumicë dhe pakicë ka hyrë në fuqi sot, ndërsa të martën e kaluar e ka sjell Qeveria sipas propozimit të vendimit paraprak për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazike ushqyese.
Vendimi i ri, me të cilin në listën e produkteve ushqyese bazike janë shtuar edhe pemët dhe perimet, gruri, vaji dhe kripa, do të vazhdoj deri më 31 maj të këtij viti.
Me vendimin përcaktohet marzha më e lartë të jetë 5 për qind të çmimit të shitjes të llogaritur në tregtinë në shumicë, në fakt deri më 10 për qind të çmimit të shitjes në tregti në pakicë tek buka, sheqeri, krypa, mielli – tip 400, vaji si resurs i parë dhe vaji për amvisëri, qumështi me yndyrë prej 2.8 , 3,2 dhe 3,5 për qind, mishi i freskët dhe produktet e mishit të thatë, djathi dhe gjiza, orizi, vezët, pastat, gruri dhe pemët dhe perimet. Tek tregtarët në pakicë në shumë të përgjithshme të marzhës tregtare deri 10 për qind ku janë të përfshira rabati dhe shtesat që tregtari i shitjeve me pakicë i paguan tregtarit të shitjes në shumicë për reklamim dhe pozicione primare dhe sekondare të ekspozimit të mallrave në rafte.
Derisa tregtarët nuk i mbahen këtij vendimi në përputhje me Ligjin për tregti do të pasojnë gjobat në shumë prej 800 deri në 1.000 euro në kundërvlerë të denarit për tregtarët mikro, prej 1.600 deri 2.000 euro për tregtarin e vogël, prej 3.000 deri në 6.000 euro për tregtarin e mesëm dhe prej 7.000 euro deri në 10.000 euro në kundër vlerë për tregtar të madh.