Kreu i VMRO-së Mickoski mbron Zendelin, ofendon kryeparlamentarin Xhaferi

-

Janë dorëzuar mbi 600 amendamente nga VMRO-DPMNE-ja dhe Besa për të penguar këtë veprim. Gjatë ditës Kuvendi ka vazhduar punën duke debatuar njësoj si një ditë më parë, për të njëjtën pikë. Pushteti vlerëson se opozita qëllimisht pengon punën e Kuvendit duke mos i tërhequr anëtarët nga komisionet ku nuk i takon që të ketë shumicën e anëtarëve.

Opozita vlerëson se përpjekja e shumicës në Kuvend për të shkarkuar Fadil Zendelin nga pozita e anëtarit në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime paraqet shkelje të Rregullores dhe procedurave.

Kreu i opozitës Hristijan Mickoski akuzon se shkeljen e bën kreu i Kuvendit Talat Xhaferi.

“Kur dëshiron të shkelë procedura dhe të caktojë seanca, uzurpon procedura dhe ndryshon ose shkarkon anëtarë të komisioneve. Kemi parë shumë që mendojnë se bota rrotullohet rreth tyre por ata kanë përfunduar keq, pa fytyrë dhe me turp të përjetshëm. Edhe ky autokrat nga Forina duhet të dijë se nuk është mbi ligjet dhe se Kuvendi i takon popullit”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lajmet e fundit

MF: Plani i qëndrueshmërisë fiskale – Masa konkrete dhe rekomandime për racionalizimin e shpenzimeve joproduktive te shfrytëzuesit buxhetorë

Përmes masave dhe rekomandimeve konkrete të integruara në Planin e qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, do të...

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...
- Advertisement -

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...