Nuk ka vend për panik – çmimet janë nën kontroll, ushqim ka

-

Nuk ka vend për panik – rezervat e mallrave janë të mjaftueshme, ndërsa kompanitë disponojnë me rezerva ushqimi të cilat mund t’u përgjigjen nevojave të tregut. Shteti nuk do të lejojë goditje të çmimeve, do t’i mbrojë qytetarët. Grurë dhe miell do të ketë, buka do të shtrenjtohet. Në fuqi është Vendimi për marzhat tregtare dhe inspektorët janë vazhdimisht në terren. Nëse përcaktohet nevoja, do të reagohet me masa përkatëse.

Ky është mesazhi që e dërguan autoritetet pas informacioneve në opinion se marketet po zbrazen. Ata u bënë apel edhe mediave të kenë kujdes gjatë raportimit, pasi tani nuk është koha për spekulime dhe manipulime.

Edhe ekonomia është decide se popullata nuk duhet të druaj.

“Nuk ka vend për panik, nuk do të ketë ndikim ndaj çmimeve, nuk do të ketë as goditje të çmimeve. Vendi ka produkte të mjaftueshme të sasive të produkteve ushqyese dhe karburanteve të naftës në rezervat e mallrave. Momentalisht nuk ka nevojë të vendosen në funksion, duke pasur parasysh edhe prodhuesit e këtyre produkteve bazike kanë rezerva për periudhën mbi 35 ditë, duke mos përfshirë edhe ditët me të cilët mund të mbulojmë përmes rezervave shtetërore”, deklaroi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Sipas tij, buka e bardhë është shtrenjtuar në të gjitha marketet, tek disa çmimi është 25 dhe 27 denarë. Bekteshi pret ulje të lehtë të çmimeve të produkteve kryesore, në pajtim me Vendimin për marzhat tregtare, por tani për tani është e rëndësishme, thotë të mos ketë shtrenjtime.

Bekteshi informoi edhe se arsyeja për zbrazjet në disa markete këtë fundjavë, ka qenë tërheqja nga vet tregtarët.

“Nga ana e qytetarëve nuk ka pasur panik. Është konstatuar se disa nga tregtarët kanë tërhequr vetë rezervat dhe do t’i kthejnë sot me çmime të reja. Është tërësisht e përcaktuar nga institucionet kompetente dhe ne nuk do të lejojmë të ndodhë. Nuk është koha për manipulime dhe spekulime”, tha Bekteshi, duke theksuar se ata tregtarë që mendojnë se mund të manipulojnë institucionet dhe konsumatorët në këtë mënyrë do të sanksionohen dhe do të kontrollohen më tej.

Vendimi për vendosjen e marzheve më të larta tregtare në çmimet e shitjes së produkteve ushqimore bazë në tregtinë me shumicë dhe pakicë ka hyrë në fuqi dje, pasi u miratua nga Qeveria të martën e kaluar me propozim të Ministrisë së Ekonomisë. Kështu, vendimi i mëparshëm për ngrirjen e çmimeve të ushqimeve bazë pushoi së vlefshmi. Vendimi i ri, i cili shton në listën e produkteve ushqimore bazë frutat dhe perimet, grurin, vajin e papërpunuar të lulediellit dhe kripën, do të jetë i vlefshëm deri më 31 maj të këtij viti.

Lajmet e fundit

MF: Plani i qëndrueshmërisë fiskale – Masa konkrete dhe rekomandime për racionalizimin e shpenzimeve joproduktive te shfrytëzuesit buxhetorë

Përmes masave dhe rekomandimeve konkrete të integruara në Planin e qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, do të...

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...
- Advertisement -

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...