Qeveria sot do ta mbajë seancën e 19-të në të cilën, mes tjerash, do të shqyrtohet edhe Informacioni për përgjegjësitë për institucionet kompetente pas masave dhe aktiviteteve të Strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave 2021-2025.
Në rend dite të seancës është edhe Strategjia kombëtare për menaxhim të integruar kufitar 2021-2025, me Planin Veprues për implementimin e saj.
Nga pres shërbimi qeveritar informojnë se përmes një kumtese opinioni do të informohet për vendimet që do të merren në seancën qeveritare.