Qeveria: Po ndërmerren të gjitha masat për ruajtjen e standardit të qytetarëve

Republika e Maqedonisë së Veriut ka sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore dhe derivate të naftës në rezervat e mallrave, qytetarët të jenë të qetë nuk pritet goditje në çmime të produkteve themelore të ushqimit, porositën sot nga Qeveria. Theksojnë se me institucionet shtetërore e ndjekin gjendjen në bazë ditore dhe i ndërmarrin të gjitha masat që të ruhet standardi i qytetarëve.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë për momentin nuk ka nevojë të vendosen në funksion rezervat e mallrave, duke pasur parasysh se prodhuesit e produkteve themelore kanë rezerva për periudhë prej mbi 35 ditëve, pa përfshirë ditët e të cilat mund të mbulojmë përmes rezervave shtetërore.

Vazhdojmë me furnizimin e rezervave shtetërore, siç është paraparë në programin vjetor, ndërsa si Qeveri i shqyrtojmë nevojat eventuale për përforcim shtesë të dinamikës së rezervave, nëse ka nevojë për diçka të tillë, theksojnë nga Qeveria.

Apelojnë deri te tregtarët ta respektojnë vendimin qeveritar për marzhat tregtare, sepse nga ky vendim askush nuk humb.

Sipas Qeverisë, qytetarët të jenë të sigurt dhe në paralajmërimet e Bankës Qendrore e cila ditët e kaluara informoi se kursi i denarit është stabil dhe i tillë do të mbetet. Kjo strategji monetare e kursit të qëndrueshëm të denarit është strategji e përshtatshme në përputhje me fundamentet e ekonomisë maqedonase. Sipas këtij konfirmimi të stabilitetit të kursit të këmbimit, rezervat valutore janë mjeti kryesor në këtë lloj strategjie monetare, të cilat sipas të dhënave më të fundit në dispozicion arrijnë në rreth 3.4 miliardë euro, që është dy herë më i lartë se në vitin 2008 të krizës financiare globale”, citojnë nga Qeveria.

Informojnë edhe se qeveria është në komunikim të rregullt me të gjithë aktorët relevant social, si dhe me institucionet ndërkombëtare, Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, në rast nevoje për përdorimin e instrumenteve që do të ndihmojnë në financimin e shpenzimeve në ekonominë e vendit.