Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme, midis tjerash, do të debatojë për nismat e shtruara me Vendimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr.08 -1108/1 nga 2 maji 2017 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.53/2017), të sjellë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.
Shtrues të nismave, siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, janë Todor Petrov nga Shkupi, kryetar i Kongresit Botëror Maqedonas, Vasko Lazeski nga Kërçova, Bogdan Ilievski dhe Boris Damovski nga Shkupi dhe Tome Todorovski, avokat nga Sveti Nikolla.
Në njërën prej nismave është potencuar se Vendimi i kontestuar është nënshkruar nga një person i paautorizuar në cilësinë e zëvendës-kryesuesit të Seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Shtruesi konsideron se vendimi i kontestuar i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk është në përputhje me nenin 63 paragrafi 1 i Kushtetutës për arsye se Vendimi nuk është sjellë në seancën e Kuvendit në të cilën është dashur të kryesojë kryetari i Kuvendit të përbërjes paraprake i cili konvokon seancën konstituive të Kuvendit jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhe 25 dhjetor 2016.
Midis tjerash, në nismë thuhet se vendimi i kontestuar për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, faktikisht është sjellë pas mbylljes së seancës së Kuvendit më 27 prill 2017, nga një numër i pacaktuar i deputetëve dhe me këtë janë kryer më shumë vepra penale në pajtim me Kodin Penal.
Vendimi i kontestuar është nënshkruar nga deputeti Goran Misovski, i cili nuk ka qenë kryesues i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe si tillë Vendimi i cili njëherësh është publikuar në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr.53/2017 më 8 maj 2017 ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjet për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.