VMRO-ja vazhdon fuqishëm ta mbrojë Fadil Zendelin

Kuvendi sot po mbanë seancën e 64-të kuvendare ku për rend dite është Propozim-vendimi për shkarkimin e anëtarit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa që u parashtrua nga deputetët Talat Xhaferi, Jovan Mitreski, Goran Misovski, Dime Vellkovski, Snezhana Kalleska Vançeva, Darko Kaevski, Daniella Nikollova, Bobi Mojsoski, Panço Minov, Marija Georgievska dhe Zhaklina Lazarevska.

Partia opozitare VMRO-DPMNE ka propozuar sot 400 amendamente dhe dhjetëra amendamente të tjera po ashtu janë parashtruar kundër shkarkimit të anëtarit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Fadil Zendeli.

Nga VMRO-DPMNE thonë se Xhaferi  i ka njoftuar se amendamentet do t’i heq për shkak se nuk është respektuar procedura gjatë parashtrimit.

“Xhaferi gojarisht na tha se amendamentet nuk janë parashtruar si duhet. Presim me letër të na njoftojë pse amendamentet do t’i kthejë për t’i dhënë përgjigje. Do të shohim si do të veprojmë, qeveria e polarizon kuvendin dhe me fuqi shkarkon Zendelin”, tha mes tjerash Micevski.