Kuvendi e miratoi Deklaratën për dënim të sulmeve ushtarake ndaj Ukrainës

-

Me 100 vota “për”, tri “kundër” dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi sonte e miratoi Deklaratën për dënim të sulmeve ushtarake të cilat e rrezikojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, të parashtruar nga deputetet Monika Zajkova nga PLD dhe Maja Moraçanin nga RDM, me procedurë të shkurtër.

Paraprakisht, pasdite deputetët me 104 vota “për”, tre “kundër” dhe një “abstenim” e miratuan Nevojën nga sjellja e Deklaratës së tillë. Duke e elaboruar nevojën nga miratimi i Deklaratës për dënimin e sulmeve ushtarake ndaj Ukrainës, deputetja e LDP-së, Zajkova, e veshur në ngjyrat e flamurit ukrainas, tha se përmes historisë, njerëzimi ka dëshmuar për shumë luftëra dhe konflikte të brendshme, nga të cilët çmimin e kanë paguar vetëm njerëz të pafajshëm.

“Më vjen keq që në shekullin 21 dëshmojmë sërish në sulm të paqes, sfidë e cila askujt nuk i ka ardhur në ëndërr se do të përballemi. Ajo që po ndodh sot në Ukrainë, nuk është vetëm sfidë e Ukrainës dhe nuk e prek vetëm Evropën ose Azinë, por tërë botën. Sulmet e tilla, nuk e rrezikojnë vetëm paqen dhe sigurinë e Evropës Juglindore, por edhe paqen e Ballkanit”, tha Zajkova,

Ajo shfaqi shpresë se këtë herë deputetët do të jenë të bashkuar në sjelljen e deklaratës dhe se, siç tha, lufta nuk është një metodë për zgjidhjen e kontesteve.

“Shtëpia ligjvënëse, si institucioni më i lartë në një demokraci parlamentare, nuk duhet të heshtë ndaj zhvillimeve dhe duhet të dënojë urgjentisht agresionin ushtarak që po ndodh në zemër të Evropës dhe të shprehë angazhim të qartë për respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. Në diplomaci ka një rregull që çdo heshtje është pëlqim ose miratim, ndaj nuk duhet të heshtim. Është e papranueshme që në shekullin 21 të vihet në dyshim ekzistenca e një shteti sovran dhe të pavarur, duke ndërhyrë në punët e brendshme, duke penguar përcaktimet e tij strategjike. Me këtë Deklaratë si koalicion qeverisës, ne dënojmë fuqishëm agresionin ushtarak të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, i cili nëse nuk ndalet menjëherë, bota do të dëshmojë katastrofa të mëdha dhe humbje të shumë jetëve”, tha Zajkova.

Ajo theksoi se ngjarjet në Ukrainë janë shkelje eklatante e të drejtës ndërkombëtare, kërcënim serioz për arkitekturën evropiane të sigurisë dhe e vendos në pikëpyetje paqen në gjithë kontinentin evropian.

“Asnjë lot ose traumë e fëmijëve nuk do të falet. Lufta çdoherë sjell vetëm shkatërrime dhe vdekje. Madje edhe motivet më mirënjohëse, të cilat janë mbuluar me gjak, janë vetëm një ambicie hipokrite, e padenjë për botën e civilizuar”, potencoi deputetja e cila u bëri thirrje deputetëve ta miratojnë Deklaratën.

Lajmet e fundit

Ahmeti kryen homazhe në varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënijes së tyre

Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali...

Penov mbron ministrin: Tekstet shkollore nuk janë problem i Shaqirit, por i shtetit

Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov në një intervistë të dhënë për indeks.mk, ditë më parë ka thënë se...

Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një...

25 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së...
- Advertisement -

Tayna shfaqet në super formë në pozat para pasqyrës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë...

Karlos Sainz: Po mësoj t’i besoj më shumë makinës

Ferrari driver Carlos Sainz of Spain celebrates after winning the British Formula One Grand Prix as Mercedes driver...