Ahmeti – Ludva: Përkrahja nga Çekia të fuqizohet gjatë presidencës së saj me Këshillin e BE-së

-

Shkup, 3 Mars – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka realizuar takim me z. Jarosllav Ludva, ambasadorin e ri të Republikës Çeke në Shkup.

Kryetari Ahmeti e ka uruar për zgjedhjen ambasador duke i dëshiruar suksese në punë me shpresë që angazhimi i tij do të sjellë përforcim dhe avancim të marrëdhënieve bilaterale mes të dyja vendeve.

Ahmeti dhe Ludva kanë diskutuar edhe për sfidat me të cilat përballen të dy vendet dhe mbarë rajoni, si dhe ndodhitë e reja në skenën politike në vend, rajon dhe krizën e luftës në Ukrainë, derisa të dy bashkëbiseduesit kanë dënuar agresionin e Federatës Ruse ndaj territorit sovran të Ukrainës.

Kryetari i BDI-së Ahmeti theksoi se përkrahja e vazhdueshme që e kemi nga Republika Çeke në rrugën e integrimit pret që të fuqizohet edhe më shumë gjatë presidencës çeke me Këshillin e BE-së, që pritet të fillojë më 1 Korrik të këtij viti.

Republika Çeke gjithmonë ka theksuar faktin se forcimi i partneritetit të para-anëtarësimit do të çojë në përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe në përforcimin e zbatimit të principit të qeverisjes së mirë.

Si njohës i mirë i politikës në rajon, ambasadori Ludva ka shprehur kënaqësinë për mundësinë e dhënë që karrierën e tij të pasur diplomatike ta vazhdojë tashmë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lajmet e fundit

Ahmeti kryen homazhe në varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënijes së tyre

Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali...

Penov mbron ministrin: Tekstet shkollore nuk janë problem i Shaqirit, por i shtetit

Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov në një intervistë të dhënë për indeks.mk, ditë më parë ka thënë se...

Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një...

25 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së...
- Advertisement -

Tayna shfaqet në super formë në pozat para pasqyrës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë...

Karlos Sainz: Po mësoj t’i besoj më shumë makinës

Ferrari driver Carlos Sainz of Spain celebrates after winning the British Formula One Grand Prix as Mercedes driver...