Ekspertët ushtarakë amerikanë: Te fillimi katastrofal i invazionit rus, qëndron edhe rreziku më i madh!

Shumë analistë kanë vlerësuar se intervenimi rus nuk ka ecur “siç është paraparë”, edhe pse presidenti rus dje u lavdërua se po ecën gjithçka sipas planit.

Por, plani, që shumëkush mendon se ka qenë në fillim, ishte pushtimi i Ukrainës për 48 orë, gjë që nuk po ndodh. Sepse, ditët e para të veprimit të ushtrisë ruse kanë qenë me “befasisht me gabime në pikëpamje strategjike e taktike, të përshkuara me mungesë ushqimi e karburantesh, braktisje të automjeteve të blinduara, humbje aeroplanësh dhe ushtarësh”. Kështu mendojnë ekspertët ushtarakë amerikanë, të cilët mendojnë se këto e kanë frustruar Moskën dhe këtu është edhe rreziku më i madh.

“Dështimet ruse në ditët e para të invazionit, duke përfshirë edhe nënçmimin e ukrainasve, mund të sjellin deri te frustrimi i Moskës që të përdorë gjithë forcën  vet dhe të shkatërrojë në mënyrë joselektive pjesë të mëdha të Ukrainës”, thonë ekspertët e  e think-tank-ut “Rand Corp”.