Koalicioni Levica – Taravari – Besa dhe VMRO pjesë e skenarit Rus?!

Koalicioni i mëparshëm mes Levicës, ASH-s, Besës dhe VMRO-së siç po shifet kohëve të fundit ka qenë një skenar kokë e këmbë rus. Iniciativa për ta rrëzuar Qeverinë dhe skenaret e mëpastajme u panë këto ditë ku edhe Levica doli haptazi me përkrahjen e agresionit rus që po kryhet tek populli i Ukrainës.

Partitë shqiptare si ASH-ja dhe Besa u bënë bashkë me partinë anti-Amerikane, anti-NATO, anti-BE, anti-Kosovë për ta rrëzuar një Qeveri e cila kishte marrë besimin nga populli për të udhëhequr. Konkludimet e fundit nga shumë persona thonë se paratë e shfrytëzuara në kampanjën zgjedhore të këtyre partive politike si ato shqiptare por edhe ato maqedonase e kanë pasur burimin nga Rusia.