Xhaferi: Mbështesim proceset që Kosova të jetë pjesë e NATO-s

Vizita zyrtare e Kryekuvendarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në Republikën e Kosovës filloi me pritje dhe me nderime të larta shtetërore dhe kishte takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufcën. Në takimin me homologun e tij, Xhaferi theksoi mbështetjen personale dhe shtetërore për proceset që do të afrojnë Republikën e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe NATO dhe gatishmërinë që Republika e Maqedonisë së Veriut ka për të ndarë përvojën e deritanishme. Gjithashtu, cekën edhe bashkëpunimin parlamentar dhe vizitat reciproke në të gjitha nivelet, sidomos që të dy Kuvendet të bashkëpunojnë me sukses dhe të mbështeten në asambletë ndërkombëtare, dhe kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.