Dy seanca të Komisionit juridiko-ligjdhënës në Kuvend

Në Kuvend sot dy seanca të njëpasnjëshme do të mbajë Komisioni juridiko-ligjdhënës. Në rend dite të seancës së 86-të të Komisionit janë propozim ligjet për procedurë doganore dhe për pagesën e kompensimit në para të viktimave nga veprat penale për dhunë, të dyja në lexim të parë.

Në kuadër të kësaj seance duhet të shqyrtohen edhe projekt-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për koncesione dhe partneritet publik privat, me procedurë të shkurtuar, të Ligjit për shoqëri tregtare, të Ligjit për ndërmarrje publike dhe të Ligjit për inspektorat shtetëror tregtar, të trija në lexim të parë.

Anëtarët e Komisionit në kuadër të seancës së 113-të, duhet të debatojnë për propozim-ligjet për mbikëqyrje inspektoriale në mjedisin jetësor, në lexim të dytë, për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje, në lexim të parë edhe për ndryshim të Ligjit për kryerje të punëve për përfaqësim në procedurat doganore, me procedurë të shkurtuar, si dhe për kërkesa për interpretim autentik të nenit 6 paragrafi 6 e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje dhe të nenit 43 paragrafi (2) dhe (3) të Ligjit për të punësuar në sektorin publik.