Rusia e vendos Shqipërinë në listën e vendeve jomiqësore

-

Qeveria ruse miratoi një listë të vendeve dhe territoreve të huaja që kryejnë veprime jomiqësore kundër shtetit, kompanive dhe qytetarëve rusë.

Në të bën pjesë dhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Pjesë e listës janë të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Tajvani, Ukraina, Zvicra dhe të gjitha vendet e botës që vendosën sanksione ekonomike dhe masa të tjera ndëshkuese për të dënuar tentativën për pushtim të ushtrisë së Moskës në Ukrainë, përcjell A2CNN.

Ky urdhër është përgatitur në kuadër të Dekretit të Presidentit Vladimir Putin, “Për procedurën e përkohshme të përmbushjes së detyrimeve ndaj disa kreditorëve të huaj”. Rusët dhe kompanitë ruse, si dhe vetë shteti, të cilët kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga kjo listë, do të mund t’i paguajnë ato në rubla.

Sipas qeverisë, për këtë, debitori mund t’i kërkojë një banke ruse të krijojë një llogari të veçantë në emër të një kreditori të huaj dhe të transferojë pagesa në të, në ekuivalentin e rublave me kursin e këmbimit të Bankës Qendrore në ditën e pagesës. Procedura e përkohshme zbatohet për pagesat që i kalojnë 10 milionë rubla në muaj.

Lajmet e fundit

MF: Plani i qëndrueshmërisë fiskale – Masa konkrete dhe rekomandime për racionalizimin e shpenzimeve joproduktive te shfrytëzuesit buxhetorë

Përmes masave dhe rekomandimeve konkrete të integruara në Planin e qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, do të...

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...
- Advertisement -

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...