Lajmi i fundit/ Grubi: Qeveria lehtëson masat anti-covid

Zëvendës kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi, ka njoftuar se Qeveria në mbledhjen e 21 të sajë të realizuar sot ka vendosur lehtësimin e masave anti-covid, vendim ky që sipas zv.kryeministrit të parë u morr konform rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe Shtabit Koordinues të Krizave, njofton indeks.mk

Grubi ka shkruar se Qeveria ka vendosur të shfuqizojë masën për posedim të çertifikatave Covid 19 për dalje nga territori i vendit dhe disa vendime të tjera.

“Shfuqizohet masa e posedimit të çertifikatave Covid 19 për hyrje në qendrat tregtare ku është e obligueshme mbajtja e maskave mbrojtëse, ndërsa për hyrje në objektet ku shërbehet ushqim dhe pije në kuadër të tyre vazhdon të vlejë obligimi për posedimin e çertifikatave;

Vlefshmëria e çertifikatave për Covid 19 të tejkaluar nga 45 ditë bëhet 180 ditë, respektivisht 6 muaj përllogaritur nga data e PCR testit pozitiv;

Gratë shtatzëna që ishin të liruara nga puna, të kthehen në vendet e punës me rekomandim që të vaksinohen;

Të aktivizohen sërish pikat për realizimin e testimit të shpejtë antigjen në Shtëpitë e Shëndetit në vend”, ka njoftuar Grubi.

Lehtësimin e masave e përshëndetën dhe kërkuan edhe qytetarët me të cilët sot bisedoi portal Indeks.mk.