Qeveria e Maqedonisë sot mban mbledhje, do të diskutohen disa pika

-

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 23-të, në të cilën do të shqyrtojë më tepër pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Siç njoftojnë nga qeveria, në mbledhje, mes tjerash, do të shqyrtohen Raportet gjysmëvjetore për shumën dhe numrin e kredive të miratuara të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla, me mundësi për grant komponentë (Kovid 3 linjë kreditore), si dhe për shumën dhe numrin e kredive të miratuara nga Fondi i Posaçëm Kreditor (FPK), Kovid 1 linja kreditore dhe linja kreditore për mbështetjen e shoqatave radiodifuzive tregtare.

Sipas rendit të propozuar, në mbledhje do të shqyrtohen edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektim teknik dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti.

Mbledhja e rregullt e 23-të pritet të filloj në orën 15:00, ndërsa para fillimit të saj do të mbahen dy mbledhje tematike.

Mbledhja e 21-të tematike, me fillim në orën 12:00, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bankës Botërore është me pikë të vetme në rendin e ditës – Prezantim i Bankës Botërore në portofolin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në orën 14:00, do të fillojë mbledhja e 22-të, gjithashtu tematike, në të cilën do të shqyrtohet Informacioni për krijimin e Strategjisë nacionale zhvillimore 2021-2041 me propozim kornizë metodologjike.

Lajmet e fundit

Canelo Alvarez mposht Jermell Charlo, ruan titujt e super kampionit

Saul “Canelo” Alvarez  mundi Jermell “Iron Man” Charlo me vendim unanim të gjyqtarëve të dielën pas mesnate në T-Mobile...

Kasami i bashkohet VMRO-së: Nuk i votojmë Ndryshimet kushtetuese

I pyetur për ndryshimet kushtetuese dhe pse Lëvizja Besa nuk ka marrë pjesë me kandidatin e saj në Grupin...

Ish-bashkëshorti që vrau gruan, vret edhe veten

il femminicidio di Castelfiorentino, nel riquadro la donna uccisa e il marito, maggiore indiziato dell'omicidioNjë 40-vjeçar shqiptar që...

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë – Telegrafi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...
- Advertisement -

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...