Ilir Meta: Qeveria e Maqedonisë ndan 400 milion € për qytetarët e vet

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur iniciativën e Qeverisë së RMV për të ndarë një shumë të madhe parash për tu dalë në ndihmë qytetarëve.

✅ Greqia miraton paketën e ndihmës ekonomike 300 – 400 euro për familjet me të ardhura të ulëta.

✅ Maqedonia e Veriut përgatit paketën ekonomike 400 milion euro për zbutjen e krizës së çmimeve, me fokus uljen e çmimit për karburantet, energjinë elektrike dhe ndihmën e familjeve në nevojë.

✅ Kosova ndan 50 milion euro subvencione në bujqësi.

✅ Kroacia heq akcizën e naftës.

❌ Shqipëria ZERO paketë ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë, fermerëve dhe bizneseve të vogla dhe ZERO nisma për uljen e çmimeve abuzive të karburanteve, energjisë elektrike dhe mallrave të shportës.

Qeveria të ndërhyjë urgjentisht:
📌 Për uljen e çmimit të karburanteve;
📌 Për miratimin e një pakete ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë.

KOHA PËR TË DËGJUAR ZËRIN E QYTETARËVE ËSHTË TANI! 🇦🇱