Lumir Abdixhiku: Qeveria e Maqedonisë i del në ndihmë qytetarëve të vet

-

Kryetari i LDK-së ka kritikuar Qeverinë Kurti përderisa ka lëvduar Qeverinë e RMV-së për masat që i ka marrë sa i përket ndihmës së qytetarëve dhe lehtësimin e nevojave të tyre.

Përderisa Qeveria jonë kalon edhe një mbledhje si vëzhguese e krizave ekonomike që kanë tronditur vendin tonë e një botë të tërë, shtetet e rajonit po marrin vendime që me javë të tëra i kemi rekomanduar në Kosovë.

Maqedonia e Veriut pak orë më parë, uli TVSH-në në naftë e në derivate nga 18%, në 10%. Uli dhe akcizën për to. Dhe nuk u ndal me kaq, reduktoj në 0% të gjitha tatimet – e brendshme e doganore pa dallim – në të gjitha produktet bazike ushqimore. E bëri me qëllim që përballja e qyterarëve atje të jetë sa më e lehtë. Hapa të tillë po marrin shtetet një nga një; por shteti ynë megjithatë vështron.

Kryeministër vepro.
Jemi në krizë të përballueshmërisë!

Janë masa të logjikshme këto; të përkohshme, dhe pa ndonjë rrezik buxhetor. Nuk ka rëndësi nga kush vijnë e kush i propozon, rëndësi kanë të implementohen ato. Çdo ditë vonesë e Qeverisë tuaj me mosreagim është çmim ekonomik i pakthyeshëm për gjithë vendin tonë.

Lajmet e fundit

Ahmeti kryen homazhe në varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënijes së tyre

Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali...

Penov mbron ministrin: Tekstet shkollore nuk janë problem i Shaqirit, por i shtetit

Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov në një intervistë të dhënë për indeks.mk, ditë më parë ka thënë se...

Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një...

25 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së...
- Advertisement -

Tayna shfaqet në super formë në pozat para pasqyrës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë...

Karlos Sainz: Po mësoj t’i besoj më shumë makinës

Ferrari driver Carlos Sainz of Spain celebrates after winning the British Formula One Grand Prix as Mercedes driver...