Studentët nuk duan të migrojnë, perspektivën e shohin këtu, duke dashur ta ndihmojnë vendin me ide e projekte

-

Ulja e nivelit të papunësisë ka shtuar edhe shpresat e studentëve se edhe në Maqedoni mund të jetohet mirë dhe mund të ketë sukses nëse punohet.

Kryetari i kuvendit studentor universitar të Universitetit, Nënë Tereza, Abduselam Kamberi, thotë se shkollimi në vende të jashtme dhe marrja e eksperiencës së vendeve evropiane, do të ishte e mrekullueshme, por thotë se studentët pas kësaj, duhet të kthehen në vend, për të investuar dijen dhe të japin kontributin në përmirësimin e jetës me ide dhe projekte të ndryshme.

“Është mirë që të rinjtë tanë të dalin deri në Evropë për të marrë eksperiencë nëpër institucione të ndryshme, të shohin ndryshimin si është Evropa dhe më pas të kthehen, të investojnë në Maqedoni me shkas që të rritet edhe ekonomia e RMV-së. Ne si studentë nuk është mirë që të lëmë atdheun, vendin tonë”, tha Kamberi për indeks.mk.

Ruvejd Idrizi, gjithashtu student, thotë se edhe në vendin tonë mund të arrihet sukses me punë dhe përkushtim, prandaj është kundër migrimit dhe lënies së vendlindjes e familjes.

“Mendimi im është që pas kryerjes së fakultetit shumica shkojnë dhe duan që magjistraturën ta bëjnë jashtë shtetit, por pas asaj mendoj se duhet përsëri të kthehet në Maqedoni, në vendlindje, sepse këtu e kemi familjen. Vendlindja është diçka më ndryshe, jeta këtu është e mirë dhe nëse punojmë kemi sukses”, deklaroi Idrizi.

Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare nga institucionet relevante në vend, papunësia është ulur në nivel rekord. Nga 16.1 % në vitin 2020 ka arritur tashmë në 15.2 %, fakt që flet se kanë dhënë efekt masat ekonomike të zbatuara nga ana e Qeverisë. /indeks.mk/

Lajmet e fundit

Ahmeti kryen homazhe në varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënijes së tyre

Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali...

Penov mbron ministrin: Tekstet shkollore nuk janë problem i Shaqirit, por i shtetit

Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov në një intervistë të dhënë për indeks.mk, ditë më parë ka thënë se...

Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një...

25 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së...
- Advertisement -

Tayna shfaqet në super formë në pozat para pasqyrës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë...

Karlos Sainz: Po mësoj t’i besoj më shumë makinës

Ferrari driver Carlos Sainz of Spain celebrates after winning the British Formula One Grand Prix as Mercedes driver...