Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi ka pasur sot një takim me Koordinatoren e lartë rajonale për Evropë nga Partneriteti për Qeverisje të Hapur, znj. Sandra Pernar dhe Koordinatoren nacionale për Partneritetin për Qeverisje të Hapur nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, znj. Gordana Gapiq Dimitrovska.
Në këtë takim, siç njofton kryetari i Kuvendit përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, është biseduar për hapat që u ndërmorën në fushën pavarësisë së Kuvendit, për ndryshimet në Ligjin për Kuvendin, me të cilat u sigurua status i veçantë i shërbimit të Kuvendit dhe pavarësi financiare.
Në takim ai e ka informuar mysafiren e lartë për fillimin e procesit të pavarësimit të sigurimit të brendshëm të Kuvendit, për çka do të nevojiten ndryshime në Rregulloren për punë.