Në takim është diskutuar për situatën me fluksin e emigrantëve si dhe bashkëpunimin e mundshëm për përballimin e migracionit të paligjshëm dhe efektet e kësaj dukurie në të dy vendet.
Njëherit, u theksua se bashkëpunimi ndërkombëtar policor ndërmjet dy vendeve realizohet përmes të gjitha kanaleve ndërkombëtare dhe rajonale të bashkëpunimit dhe është në nivel të lartë profesional, që nënkupton shkëmbim të shpejtë, cilësor dhe efikas të njohurive operacionale, gjë që kontribon në rezultate të shkëlqyera në trajtimin e dukurive të kriminalitetit.