“Të gjitha veprimet që po ndërmarrim janë në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Arbër Ademi në emisionin “Rruga drejt” të Alsat, duke nënvizuar përfitimet e vendit nga anëtarësimi i plotë në NATO.
“Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin, sigurinë e vendit dhe rajonit. Të gjitha aktivitetet që ne ndërmarrim janë në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë. Vetëm në situata të tilla ne tani shohim se sa dhe sa e rëndësishme është të jesh pjesë e NATO-s. Në të kaluarën ka pasur retorikë për NATO-n, çfarë na sjell NATO-ja, çfarë sjell BE-ja, sot shohim se çfarë na sjell NATO dhe çfarë na sjell Bashkimi Evropian dhe çfarë do të thotë të jesh pjesë e organizatës më të madhe ushtarako-politike në vend”, tha Ademi.