Kovaçevski: Për 50 ditë qeverisje treguam si menaxhohet kriza!

-

Paratë aty ku është më e nevojshme – për mbështetje financiare të qytetarëve dhe kompanive. Prioritet i vetëm për momentin është që ta mbrojmë standardin e qytetarëve dhe të ruajmë stabilitetin ekonomik, shkroi mëngjesin e sotëm kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Jetojmë, siç shkroi kryeministri, në kohë të krizës së madhe botërore ekonomike. Me të gjitha politikat e deritanishme, masat dhe sundim të përgjegjshëm, Qeveria e re, siç theksoi ai, për vetëm 50 ditë tregon se mundet dhe di të përballet me sfidat.

“Fuqishëm i subvencionojmë qytetarët për energji elektrike e cila do të ishte 80 për qind më e shtrenjtë nëse nuk ka subvencione. E zgjidhëm problemin me ngrohjen në Shkup. I mbështesim kategoritë e ndjeshme të qytetarëve financiarisht për rrymë dhe blerje të produkteve themelore. Përmes një varg masash i ruajmë çmimet e produkteve themelore stabile. Me pakon e re prej 26 masave 400 milionë euro nga buxheti drejtojmë për mbështetje të qytetarëve dhe kompanive”, shkroi Kovaçevski.

Krahas këtyre masave të krizës, siç shkroi kryeministri, është rritur paga minimale dhe kemi rritje rekorde të pensioneve dhe mbështetje financiare për pensionistët.

“Dua që qartë të porosis, të gjithë funksionarët, të gjithë ata që punojnë dhe paguhen nga qytetarët me përgjegjësi maksimale t’i shpenzojnë paratë shtetërore. Njëkohësisht, dua t’i porosis qytetarët dhe kompanitë se secili ka përgjegjësi për shfrytëzim racional të resurseve energjetike në kohë të krizës së madhe energjetike. Ky do të jetë vit i rëndë ekonomik, por fuqishëm besoj se bashkë do ta tejkalojmë”, shkroi Kovaçevski në Facebook.

Lajmet e fundit

Ish-bashkëshorti që vrau gruan, vret edhe veten

il femminicidio di Castelfiorentino, nel riquadro la donna uccisa e il marito, maggiore indiziato dell'omicidioNjë 40-vjeçar shqiptar që...

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë – Telegrafi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...
- Advertisement -

Publikohen renderët e bazuara në CAD të Samsung Galaxy S24+ – Telegrafi

Dje ka qenë një ditë e madhe për rrjedhjet e telefonave të ardhshëm të Samsung. Fillimisht pamë imazhet e...

Di Maria në super formë, vendos klasiken Benfika-Porto

Angel Di Maria vazhdon të shënojë dhe t’i dhurojë fitore Benfikës.Pasi realizoi ëndrrën e jetës për të fituar Kupën...