Qyteti i Shkupit krijon Shtab për Mbrojtje dhe Shpëtim

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme ka marrë vendim për themelimin e shtabit të qytetit për mbrojtje dhe shpëtim, komandant i të cilit me ligj është kryetarja e qytetit të Shkupit.

Shtabi i qytetit për mbrojtje dhe shpëtim i koordinon aktivitetet në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit në zonën e tij, ndërsa komunat e qytetit të Shkupit janë të obliguara të bashkëpunojnë dhe të veprojnë sipas udhëzimeve të Qytetit të Shkupit.

Shtabi i qytetit për mbrojtje dhe shpëtim është themeluar në kompetencë të tij për të koordinuar aktivitetet për mbrojtje dhe shpëtim në zonën e Qytetit të Shkupit nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. Shtabi i qytetit për mbrojtje dhe shpëtim do të koordinojë aktivitetet dhe do të jetë i gatshëm për të vepruar institucionalisht në kushtet e fatkeqësive natyrore dhe aksidenteve të tjera.

Në kuadër të Shtabit të Qytetit për Mbrojtje dhe Shpëtim janë përzgjedhur ekzekutues të punëve administrative, teknike dhe operative, me qëllim që qyteti të përgatitet për reagim në kohë në interes të qytetarëve.