Ky binom i humbjes, në dukje është i unifikuar por përbrenda zien nën ditët e numëruara që ua dikton Kongresi shkruan TetovaSot.
Sela duket më i zëshëm këto ditë sepse ai dy herë është i tillë : Në fushatë dhe kur ka Kongres.Më pas ai zë opozitarizmi bëhet vetëm përmes komunikatave.Ka mijëra arsye që të tregojë opozitarin e vërtetë por diçka e ndalë ta bëjë.Ai mbetet si politikanët e tjerë: Dëshiron të jetë i pari në parti dhe i dyti si subjekt.
Ai është një mjeshtër për ti bindur ‘obortarët” e tij se pa të nuk ekziston partia ndërsa këta vartës pranë tij pajtohen sepse pozicionet e larta që kanë në parti është jo për meritokracinë e tyre por për shkak të afërsisë me liderin edhepse kanë humbur që të gjithë në zonat e tyre dhe nuk kanë pyetur kurrë bazën dhe të devotshmit e partisë që dhanë gjithçka nga vetvetja dhe përfunduan të vetëm nën refuzimin e prerë të të mëdhenjve.
Edhe nëse Sela-Taravari mund të kenë patur raporte të shkëlqyera , kjo nuk mund të kamuflohet më , sepse janë zërat brenda partisë që tashmë mendojnë të kundërtën dhe ata po shtohen çdo ditë.Ose Sela nuk e lëshon kreun ose Taravari nuk është i gatshëm ta marrë atë.Këtu është ai pakti i të dyve por jo edhe i opozitarizmit të vërtetë sepse partia e tyre po tkurret dhe askush nuk mund më ta fshehë këtë fakt.
Moti kohë politika shqiptare është pjesë e inateve por edhe e pa çliruar nga kulti i individit.
Lideri ose shefi u krijua për të mbajtur sa më gjatë pushtetin e tij që dikton çdo gjë brenda partisë , ndërsa pjesa tjetër ose janë vartësit e tij ose të nështruarit e tij.
Për disa që janë në postet e larta të ASH-së u konvenon Sela të vazhdojë sepse bashkë me ikjen e tij , ikin edhe vetë ata. Por ASH-istët e vërtetë e dijnë se kjo tashmë është e pamundur sepse cdo gjë ka treguar se kjo garniturë politike e këtij subjekti nuk fitojnë dot dhe aq më keq mund edhe të shkojnë drejt shuarjes ose krijimit të fraksioneve të reja siç rëndom kanë ndodhur nga përplasjet .