Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi heqjen e TVSh-së për produktet bazike ushqimore dhe uljen e TVSh-së dhe akcizës për derivatet e naftës.
Në seancën plenare që përfundoi pak minuta para mesnatës, deputetët i dhanë dritë jeshile pakos anti-krizë të Qeverisë me të cilën parashihet ulje e barrës së krizës ekonomike.
“Për” votuan 95 deputetë, ndërkaq asnjë nuk ishte “Kundër” dhe “përmbajtur”.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në rrjetin e tij social Facebook shënoi se si do të jenë produktet dhe ngrirja e marzhave të fitimit, ja dhe postimi i plotë i Bekteshit.
” TVSH për produktet ushqimore nga 5% në 0%.
TVSH për derivatet nga 18% në 10%.
Ngrirje e marzhave të fitimit.
Ulet akciza për derivatet e naftës.
TVSH për rrymën nga 18% në 5% deri në fund të vitit. “