Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore! Ulet TVSh-ja e akciza për derivatet e naftës, produktet bazë do të shiten pa TVSh

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi heqjen e TVSh-së për produktet bazike ushqimore dhe uljen e TVSh-së dhe akcizës për derivatet e naftës, transmeton TV21.

Në seancën plenare që përfundoi pak minuta para mesnatës, deputetët i dhanë dritë jeshile pakos anti-krizë të Qeverisë me të cilën parashihet ulje e barrës së krizës ekonomike.

“Për” votuan 95 deputetë, ndërkaq asnjë nuk ishte “Kundër” dhe “përmbajtur”.