ZVKM1 Artan Grubi në promovimin e librit të Bedri Islamit – Ky libër do të jetë retrospektivë e çmuar e rrugëtimit kombëtar

-

Zv Kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut sot ka marë pjesë në promovimin e librit studimor “Triada e Kosovës” të veprimtarit Bedri Islami.

“Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti dhe kryetarin e komunës së Kërçovës Fatmir Deharin mes miqsh nga Kosova dhe Shqipëria, qëndruam sot në Vlorë për të përgëzuar veprimtarin e çështjes kombëtare Bedri Islamin që ato vite të guximit studentor dhe gjithë qëndresës heroike për çlirimin e Kosovës i ka përjetësuar në botimin e librit studimor “Triada e Kosovës” – ka theksuar Zv Kryeministri i parë në proflin e tij në Facebook.
Ai, më tutje ka shtuar se “Në 41 vjetorin e demonstratave studentore të vitit 1981 në Prishtinë, ky libër do të jetë retrospektivë e çmuar e rrugëtimit kombëtar, ndërsa “Muzeu i Kosovës” në qytetin e pavarësisë dëshmia më e mirë e lidhjes sonë kombëtare në të kaluarën dhe sot me një qëllim të vetëm, Kosovën e lirë dhe të pavarur.”

Promovimi i librit studimor u mbajt në Muzeun “Kosova” në Vlorë ku ishin të pranishëm shumë personalitete të shquara nga Shipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Lajmet e fundit

MF: Plani i qëndrueshmërisë fiskale – Masa konkrete dhe rekomandime për racionalizimin e shpenzimeve joproduktive te shfrytëzuesit buxhetorë

Përmes masave dhe rekomandimeve konkrete të integruara në Planin e qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, do të...

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...
- Advertisement -

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...