A po humbet Kosova në kaosin e krijuar

-


Me veprimet e fundit të disa prej bizneseve, por edhe me panikun e disa qytetarëve që e shkaktuan te masa e gjerë, shkaktuan një kaos tek një shtresë e gjerë e qytetarëve.

A e merituan qytetarët këtë kaos?
Patjetër se jo!

Siq edhe u pa ishte mirë e inskenuar, u shpërndanë në të katër anët matrapazët. U “ndihmua” edhe nga disa media dhe portale kjo panikë. Vendosja e qmimeve paraprakisht nëpërmjet disa medie dhe portaleve dhe më pas edhe në realitet e ndihmoi arritjen e qëllimit, në të njejtën kohë dora e shtetit po heshte, duke i’u lënë hapsirë që ata të jenë të lirë të organizojnë dhe menaxhojnë me situatën.

Kosova në raste të tilla po dështon t’a ketë nën kontroll situatën. Shpejt e marrin në dorë ekonominë e vendit disa persona. Situatë të tillë kishim edhe gjatë fillimit të pandemisë kur edhe na ndodhi po e njejta histori.
Duhet të mendohet një strategji, një ligj i veçantë karshi situatave të tilla. Të jetë i përshtatshëm dhe i menduar mirë, dhe parimor!

Shteti duhet të merr masa që në të ardhmen të kufizojë mundësinë e organizimit të disa bizneseve sidomos në kohë pasigurie që mallërat e importuara, të regjistruara me qmimin real të furnizimit, të mos kalojnë marzhën e planifikuar dhe të qmimeve aktuale të tregut brenda vendit.

Një ligj i veçantë të specifikojë që: gjatë kohës kur vendi është në gjendje pasigurie për arsye nga më të ndryshmet” shteti të vlerësojë dhe shpallë një vendim në lidhje me zhvillimet në vend, e veçmas në kohë krizash njëkohësisht të marrë masa që përfituesit në kohë krizash të kenë mundësi sa më të vogël veprimi.

Biznesi dhe një pjesë e qytetarëve të mos krijojnë panikë pa nevojë, duke shtyrë shtresat e ndryshme të qytetarëve të kalojnë edhe në stres, e më pas si pasojë edhe te humbja e besimit edhe në shtetin por edhe në jetën në përgjithësi në Kosovë.

Edhe pse vendi përditë e më shumë po boshatiset nga të rinjtë dhe të rejat, akoma ky vend ka njerëz që dijnë, por nevojitet hapsirë më tepër për veprim.

Duhet të shtojmë bashkëpunimin, t’u shtrijmë dorën atyre që nuk kanë, t’u japim mundësinë atyre që dijnë të japin potencialin e tyre, të kufizojmë mundësitë atyre me pretendime për keqpërdorim, të marrim masa dhe planifikojmë edhe për kohët e pasigurisë, fatkeqsive natyrore, aksidenteve, mungesës së artikujve dhe shumë të tjera që njeriun mund t’a presin!
Msc. Skender Berisha

Lajmet e fundit

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail – Telegrafi

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...

Fronti opozitar, bart me vete marrëdhëniet kaotike nga e kaluara!

-Mëritë e kaluara dhe interesat e ngushta partiake, janë barriera që vështirë kalohen dhe e ngulfasin bashkëpunimin e tyre,...
- Advertisement -

David Beckham rrëfen për herë të parë betejën e tij me shëndetin mendor

David Beckham i mbajti lotët teksa foli sinqerisht për jetën dhe karrierën e tij në një serial të...

KHF “Istogu” përball ekipi të fortë nga Sllovakia

KHF “Istogu” ka mësuar të martën kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Shorti i tërhequr...