Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell. Në mëngjes do të jetë ftohtë, si dhe do të ketë vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga jugu.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -9 deri në -5, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 3 deri në 9 gradë.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare me rritje të temperaturave. Në fund të javës priten vranësira të shtuara dhe reshje.