Liridon Ramadani, është njëri nga aktivistët e shumtë që janë të pakënaqur me politikat e Aleancës për Shqiptarët, por i vetmi i cili ka marrë guximin të flasë hapur, për siç thotë ai gabimet në hapa të cilat i ka bërë partia e Ziadin Selës.
Ai thotë se ASH-ja në krye me Ziadin Selën, për një kohë të shkurtë i ka marrë tre goditje të njëpasnjëshme.
Shton se goditja e parë që e ka marrë Aleanca është debakli në zgjedhjet lokale.
“Pas zgjedhjeve lokale, ASH-ja është në një gjendje shumë të keqe, kjo për disa arsye, goditja e parë që e morrëm nga zgjedhjet lokale, ishte një debakëll. E dyta ishte, tentativa për ta rrëzu pushtetin. Nuk jam kundër rëzimit të pushtetit, por duke ditur se në çfarë rethana jemi, rezultati dihej paraprakisht, kjo ishte goditja e rradhës për aktivistin e ASH-së. Goditja e tretë vjen si pasojë e shpalljes së kongresit në një rrethanë të cilën e shpjegova e cila është e dëmshme për Aleancën për Shqiptarët. Pa ide, pa koncept dhe pa figura të reja të cilat do ta paraqisnin dhe aktivizonin aktivistin e Aleancës për Shqiptarët”, tha fillimisht Ramadani.
Deklaron se është “PËR”, shkarkimin e Selës nga pozita e kryetarit.
“Për mendimin tim, kryetari Ziadin Sela nuk duhet të jetë më kryetar i ASH-së, për tre arsye.
- Arsyeja parimore: ASH-ja është themeluar mbi bazën e parimit, që partia nuk është pronë e kryetarit, pra kryetari duhet të jep përgjegjësi dhe ky parim mendoj unë se po shkelet.
- Shkaqet organizative: Reagimi opozitar ka qenë i keq ose më mirë thënë, jo i duhur. Revolta popullore nuk është kanalizuar në rëzimin e qeverisë përmes protestave, por është amortizuar pakënaqësia nëpërmes disa konferencave të cilat harroheshin për tre ditë.
- Arsye strategjike: Me Selën në krye të ASH-së, ne do të jemi ne do të jemi në defanzivë, e gjithë energja, mundi duke u arsyetuar se Sela nuk është Menduh Thaçi se, ASH-ja nuk është si PDSH-ja.
Në fakt, me Taravarin në krye të ASH-së do të krijonim një naracion të ri. Me ket naracion mendoj se do ta sfidonim BDI-në”, deklaroi Ramadani.
Shprehet i bindur se largimi i Selës dhe ardhja e Taravarit do të ishte e mirë dhe e shëndetshme edhe për vet aktivin e ASH-së. Megjithatë deklaron se Sela do i sillte më shumë të mira si deputet ASH-së se sa si kryetar.