Sot 14 Marsi, Dita e Verës

Sot, 14 marsi, është dita që në traditën shqiptare shënohet si Dita e Verës.  Edhe pse kjo festë është një traditë mbarëkombëtare e cila festohet nga jugu në veri, “shtëpinë” e saj e ka në qytetin e Elbasanit.

Shqiptarët mbahen si popull që jetojnë e gëzojnë në harmoni me njëri – tjetrin. Kjo gjë dëshmohet që në lashtësi, në kohët kur shqiptarët ishin paganë. Një nga traditat pagane është edhe Dita e Verës, e cila kremtohet më 14 mars. Kjo datë simbolizon  rigjenerimin e natyrës, ardhjen e pranverës, ardhjen e kësaj stine e cila sjell përtëritjen e natyrës, por jo vetëm, sjell edhe përtëritjen shpirtërore.

Sipas literaturës shkencore, mund të mësohet se në rrethinat e Elbasanit, konkretisht në Çermenikë sipas gojëdhënave u ndërtua një faltore me emrin “Zana e Çermenikës” ose e njohur ndryshe në mitologjinë greke Diana, perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe natyrës. Ishte koha kur nuk ishin krijuar ndasitë fetare dhe shqiptarë, grekë e romakë kremtonin së bashku duke iu falur perëndive, luleve,

Duhet thënë se ka një dallim të vogël në datën e Ditës së Verës në Maqedoni, veçanërisht në katundet e Dërvenit të Shkupit. Përderisa Dita e Verës te shumica e katundeve kremtohet ditën e diel më të afërt me 14 marsin, te disa katunde, kjo bëhet të dielën më të afërt të ditës kalendarike të pranverës(pra, të 21 marsit.). Sikundër edhe në shumë treva të tjera, edhe në Maqedoni dita e verës shënohet me përgatitje gjërash në natyrë(zihen patate, misër me “fi”(hi), tambël-oriz, e në mbrëmje kallen zjarre, të shpeshtën me dëllinja.

Ndezja e zjarreve, pjesë e traditës së shënimit të Ditës së Verës