Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE) sot nuk do të sjellë vendim për ndryshim të çmimeve me pakicë të derivateve të naftës. Siç thonë nga KRRE, sot nuk ka parakushte për t’u korrigjuar çmimet e derivateve të naftës dhe prandaj çmimet mbesin të njejta.
Me këtë sot dhe nesër mbesin çmimet aktuale të derivateve të naftës, gjegjësisht EUROSUPER BS-95 edhe më tutje do të shitet për 86,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 për 88,5, EURODIZEL BS (D-E V) për 88 denarë, ekstra vaji i lehtë për djegie (EL01) për 83,5 denarë për litër, ndërs mazuti M-1 NS për 60,914 denarë për kilogram.
Me ndryshimet e fundit të rregullores për caktim të çmimeve me pakicë të derivateve të naftës KRRE çdo ditë mund të sjellë vendime për ndryshim të çmimeve të derivateve të naftës nëse llogaritja për çmimin në cilindo qoftë derivat të naftës shkon lartë-poshtë për dy denarë. Për llogaritjen KRRE e merr mesataren e kotacioneve pesëditëshe paraprake të bursës dhe në përgjithësi nuk ndikon çmimi i naftës së papërpunuar në tregun botëror. Duke e marrë parasysh se gjatë fundjavave nuk ka tregtim të bursës shqyrtohet mesatarja e çmimit të çdo derivati të naftës veçanërisht që e ka pasur nga e hëna deri të premten e javës së kaluar.